Tottenham ka besim se sulmuesi i saj kryesor Harry Kane do të qëndrojë edhe pas kësaj vere, raporton The Telegraph.
27 vjeçari ka qenë shumë i përfolur për një transferim të mundshëm tek Real Madrid ose Manchester United, por Spurs mendojnë se nuk do të kenë ndonjë ofertë të pranueshme për të vendosur shitjen e tij.
Kane është akoma nën kontratë me skuadrën londineze deri në vitin 2024 dhe këtë sezon në 33 takime ka arritur që të tundë rrjetën plot 21 herë.