Marcos Llorente është rritur jashtëzakonisht shumë si futbollist që nga transferimi te Atletico Madrid.
Falë paraqitjeve të tij Llorente ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe Chelsea është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për mesfushorin 26-vjeçar.
Thomas Tuchel e dëshiron me çdo kusht spanjollin në skuadër dhe Abramovich është i gatshëm tia plotësojë dëshirën.
Blutë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për ta transferuar Llorenten në Stamford Bridge.