City dëshiron rinovimin me Sterling dhe Foden!

Klubi rinovoi të mërkurën me Kevin De Bruyne dhe tashmë vëmendja është zhvendosur tek futbollistët e tjerë.

Tashmë e gjithë vëmendja e drejtuesve të Cityt është tek Rahem Sterling dhe Phil Foden dhe rinovimi synohet të arrihet para përfundimit të këtij sezoni, raporton EuroSport.

Me Sergio Agueron që do të largohet këtë verë, Citizens do të kërkojnë që mbajnë vazhdimësinë e sulmit tashmë me anë të Sterling i cili është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Guardiolës.

Sterling është 26 vjeçar ndërsa Foden 20, duke i bërë që të dy pjesë të rëndësishme për të ardhmen e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here