Liverpooli mposht Wolves me poker

Liverpool nuk fal dhe me një poker likuidon Wolves në “Anfield Road” duke festuar kështu rikthimin e tifozëve, edhe pse ende të kufizuar.

Skuadra “reds” e nisi fort takimin por duhej një gabim i mbrojtjes kundërshtare që të vinte goli i parë i Salah, duke përfituar.

Më pas, në pjesën e dytë, Wijnaldum do të shënonte një supergol për të çuar shifrat në 2-0, ndërsa më pas Matip dhe në fund autogoli i Semedo do të vulosnin 4-0.

Me këtë sukses, kampionët e Anglisë ngjiten në kuotën e 24 pikëve, po aq sa Tottenham, në krye të renditjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here