Bavarezët po tentojnë që përsëri me anë të merkatos ta dobësojnë rivalin direkt të tyre, Borussia Dortmund.
Bayern Munich është duke e konsideruar seriozisht mundësinë për transferimin e sulmuesit të verdhekaltërve, Jadon Sancho, siç raporton The Telegraph.
Kur të gjithë prisnin që skuadra kampione e Bundesligës të tentonte transferimin e Erling Haaland, tashmë ata kanë zhvendosur interesimin e tyre kah partneri i tij në sulm.
Ditë më parë Borussia Dortmund bëri të ditur që do të ulë çmimin e anglezit në merkaton e verës.