Manchester United është mundur 2-1 në shtëpi nga Leicester në javën e 36-të të Premier League.
Një rezultat që i ka dhuruar matematikisht titullin Manchester City-t.
Sfida e Old Trafford është zhbllokuar në minutën e 10-të me golin e 19-vjeçarit Thomas, i pari për lojtarin e Leicester në Premier League.
Pesë minuta më vonë ka ardhur barazimi i vendasve me 19-vjeçarin Greenëood.
Ndeshja është vendosur nga një gol i Soyuncu në minutën e 66-të.