Nuno Espirito Santo është larguar nga skuadra e Wolves pas një përplasje me drejtuesit e skuadrës për shkak të merkatos verore, thotë the Mail.
Largimi i portugezit u bë i ditur gjatë ditës së premte dhe ndeshja e kësaj fundjave kundër Manchester United pritet që të jetë e fundit për të nën drejtimin e skuadrës angleze.
Raportohet që pamundësia e drejtuesve të skuadrës për të sjellë emra të rinj në skuadër ishte arsyeja pse ai do të largohet në mënyrë kaq të shpejtë.