Lajm bombastik nga Italia.
Siç raporton SportMediaset, Inter dhe Roma janë duke konsideruar mundësinë e shkëmbimit mes Christian Eriksen dhe Jordan Veretout.
Eriksen nuk bën pjesë në planet e Contes dhe do të largohet nga Interi në janar, ndërsa Neroaxurët ia kanë ofruar danezin Romës.
Në këmbim të Eriksen, Inter ia ka kërkuar Romës kartonin e Veretout. Francezi ishte shumë pranë Interit verën e kaluar, mirëpo në fund u transferua te Roma.
Conte e pëlqen shumë 27-vjeçarin dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti. Giallorosët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.