Presidenti i PSG i ka telefonuar personalisht Mohamed Salah.
Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Egjipti.
Me të ardhmen e Kylina Mbappe në dyshim Parisi ka vënë në shënjestër yllin e Liverpool.
Egjiptiani ka qenë një ëndërr e klubit francez për një kohë të gjatë.
Për të siguruar se interesimi për Salah është akoma shumë i madh, Alk-Khelaifi i ka telefonuar sulmuesit për t’i deklaruar dëshirën e tij për ta marrë në Paris këtë verë, sipas medias egjiptiane MBC.
Salah ka një kontratë me Liverpool-in deri në vitin 2023.