Gjigantët e Serie A janë në merkato për një sulmues dhe ja kanë vënë syrin edhe Harry Kane.
Juventus është e interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Tottenham, Harry Kane, raporton Calciomercato.
Trajneri i rikthyer Maxi Allegri ka shprehur dëshirën për një sulmues të ri dhe nga ana tjetër Kane ka bërë të ditur dëshirën e tij për tu larguar nga Spurs.
Juventus ka interesim për të mirëpo një transferim duket shumë i vështirë për shkak të pagës së tij të lartë dhe çmimit të jashtëzakonshëm që kërkohet nga skuadra londineze.