Arsenal dhe Wolverhampton kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 20:15 do të luhet në stadiumin Emirates, me The Gunners që nuk i pret një takim aspak i lehtë.
Për këtë sfidë, Mikel Arteta nuk mund të llogarisë në lojtarë ti, Mohamed Elneny dhe Sead Kolasinac që janë të infektuar me coronavirus, Nicolas Pepe i ndëshkuar me kartonë të kuq dhe Mesut Ozil e Sokratis që nuk janë në përbërje për shkak të vendimit të trajnerit.
Në anën tjetër, Wolves do të jetë pa dy lojtarë si, Jonny dhe Saiss, që janë po ashtu të lënduar.
Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Bellerin, Luiz, Gabriel, Tierney, Xhaka, Ceballos, Willock, Saka, Willian, Aubameyang.
Formacioni startues i Wolvesit: Patrício, Semedo, Coady, Boly, Marçal, Dendoncker, Moutinho, Traoré, Podence, Neto, Jiménez.