Manchester United, Arsenal dhe Tottenham në garë për Bailey

Manchester United, Arsenal dhe Tottenham janë në garë për transferimin e Leon Bailey nga Bayer Leverkusen, raporton Daily Mail.

Gjigantët anglez synojnë të sigurojnë shërbimet e 23-vjeçarit në merkaton e janarit.

Bailey ka luajtur 14 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar pesë gola, ndërsa kontrata e tij me Leverkusenin skadon në vitin 2023.

Vlera e xhamajkanit në treg është rreth 30 milionë euro, shifër aspak problematike për gjigantët anglez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here