Sulmuesi i Everton, Cenk Tosun duket se do të largohet nga skuadra në vitin 2021, të paktën kështu raporton AD.
Skuadra holandeze e Feynoord është e vendosur për të joshur 29 vjeçarin që të largohet nga Goodison Park gjatë muajit janar mirëpo edhe Everton është e gatshme për një transferim të tillë.
Tosun këtë sezon nuk ka qenë një pjesë e rëndësishme e klubit pasi ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje në Premier League.