Arsenali merr fitoren e dytë rradhazi duke e mposhtur Brightonin

Arsenal i ka dhënë vazhdimësi fitores së rëndësishme të marrë në kampionat kundër Chelsea-t para tri ditësh duke mundur 1-0 mbrëmjen e sotme Brighton në transfertë.

Takimi i luajtur në Amex Stadium, i vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit anglez, është vendosur nga një gol “flash” i realizuar nga Lacazette në pjesën e dytë.

Francezi ka vendosur sfidën në minutën e 66-të, 21 sekonda pasi është futur në fushë në vend të Martinelli-t.

Buzëqesh edhe Leeds, që ka mundur me rezultatin e thellë 5-0 WBA-në në  transfertë. Një autogol i Saëyers (9′) i ka hapur rrugën suksesit të miqve.

Alioski (31′), Harrison (36′), Rodrigo (40′) dhe Raphina (72′) kanë qenë aturoët e golave të tjerë të ekipit të Loco-s.

Fiton edhe Burnley, që ka mundur 1-0 Sheffield në shtëpi falë një goli të mbrojtësit Mee, ndërsa është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Southampton dhe West Ham.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here