U kërkuar për një kohë të gjatë por mesa duket tashmë Liverpool ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar, raporton Calcio Mercato.
The Reds po planifikonin një transferim të mbrojtësit sllovakut gjatë muajit janar për shkak të krizës në mbrojtje që ka kampioni i Premier League shkaku i dëmtimeve të Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez.
Por arsyeja kryesore pse skuadra e Jurgen Klopp ka hequr dorë nga sllovaku është shifra prej 60 milionë eurosh që ka kërkuar Interi që është shumë e lartë duke bërë kështu që Liverpool të shikojë mbrojtës të tjerë më të lirë në merkato.