Harry Kane transferohet te gjiganti anglez për 100 milionë euro

Viti 2021 në Premier League ka niur me një lajm thuajse të “çmendur”.

Skuadra e Manchester City është gati të ofrojë 90 milionë stërlina për sulmuesin e Tottenham dhe kombëtares angleze, Harry Kane.

Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja “Daily Mail”, që shprehet se vështirësitë që po has Pep Guardiola këtë sezon në kampionat, ku mungon Sergio Aguero, e kanë detyruar të hedhë sytë për një zëvendësues të denjë.

Harry Kane nuk ka fituar shumë trofe me fanellën e Spurs, ndaj një ofertë e tij nga një trajner fitues si Guardiola mund ta bindë të ndërrojë mendje. Një lajm që mund të rikthejë polemikat mes trajnerit spanjoll dhe Jose Mourinho, që nuk do ta lërë sulmuesin të largohet.

Gjithsesi, shuma prej 90 milionë stërlinash (110 milionë euro), mund të ndryshojë fatet e lojtarit dhe merkatos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here