Punë e kryer, Arsenali siguron goditjen e parë për merkaton e janarit

Arsenali është në formë katastrofale këtë sezon. Topçinjtë gjenden në pozitën e 13-të në Premier League me 20 pikë të grumbulluara në 16-të ndeshje të luajtura.

Arteta ka kërkuar përforcime dhe sipas raportimeve të fundit, Arsenali ka siguruar përforcimin e parë për merkaton e janarit.

TodoFichajes, raporton se Arsenali ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Hertha Berlin, Omar Rekik.

Vija e mbrojtjes është pika më e dobët e Topçinjëve këtë sezon dhe afrimi i Rekik është mëse i duhur.

Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende, mirëpo zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here