Liverpool nuk do e largojë Origin!

The Reds janë duke bërë gati planin e merkatos së janarit ku nuk priten shumë largime nga skuadra.

Njëri ndër ta është edhe Divock Origi i cili u përfolë shumë për një largim nga Anfield Road mirëpo kjo mbeti vetëm një spekulim pasi belgu pëlqehet akoma nga Jurgen Klopp.

Inter kishte shfaqur interesim të madh për blerjen e tij ku tek kjo skuadër do të bëhej bashkë me bashkëkombasin e tij, Romelu Lukaku.

Emri i vetëm që mund të largohet gjatë këtij janari është ai i Xherdan Shaqirit i cili u prit të largohej më herët gjatë verës por që nuk u realizua një gjë e tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here