United pret që çmimi i Sanchos të bjerë!

Djajtë e Kuq mbeten akoma shumë të interesuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit të kombëtares angleze, Jadon Sancho që aktualisht është pjesë e gjigantit gjerman të Borussia Dortmund.

Manchester United mbetet e vendosur për transferimin e sulmuesit anësorë të Borussia Dortmund pasi që çmimi i tij pritet që të bjerë ndjeshëm gjatë vitti 2021, raporton kështu 90min.

Skuadra e Solskjaer ka kohë që është në ndjekje të talentit anglez ku gjatë verës që lamë pas ishte e gatshme që të ofronte deri në 80 milionë euro, shumë kjo që u refuzua nga gjermanët.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar pasi ai po kalon në një formë shumë të keqe dhe çmimi i tij nga 100 milionë pritet që të bjerë ndoshta edhe përgjysmë, që do të jetë edhe mundësia e artë e United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here