Fitore e cmuar, tri pikë që japin shumë shpresë dhe bashkangjitje kreut të Premier League, me pikë të njëjta sa Liverpool.
Viti 2021, dita e parë e tij ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Manchester United.
Skuadra e Solskjaer ka triumfuar ndaj Aston Villa me rezultatin 2-1, ku pjesa e dytë ka qenë vërtet e zjarrtë.
Vendësit kaluan në avantazh në minutën e 40-të, por panë të barazoheshin jo shumë pasi nisi fraksioni i dytë i lojës.
Gjithsesi, disavantazhi për ta nuk qëndroi në fuqi as tre minuta, sepse Pogba fitoi një penallti, të konsideruar të tillë edhe nga VAR, që u kthye në gol nga Fernandes.
Portieri kundërshtar, Picford, u bë barrikadë e pakalueshme më tej për vendësit, duke bërë pritje të pabesueshme.
Gjithsesi, nuk evitoi dot humbjen e të tijve. Manchester United ka tashmë 33 pikë në 16 ndeshje, aq sa “Reds” e Klopp, me golaverazh më të mirë.
Prandaj, kampionët anglezë mbajnë kreun, por tashmë në të njëjtën gjatësi vale me “Djajtë e Kuq”.