Barcelona është kthyer te fitorja në kampionat pasi ka mundur 1-0 në transfertë Huesca-n.
Ndeshja e javës së 17-të të La Liga-s është vendosur nga një gol i De Jong në minutën e 27-të.
Holandezi ka finalizuar në mënyrën e duhur një pasim të bukur të Leo Messi-t.
Ka qenë një ndeshje historike kjo e sotmja për argjentinasit, i cili ka luajtur ndeshjen e tij numër 500 për Barçën në La Liga dhe është bërë lojtari i parë jo spanjoll që e arrin një shifër të tillë në këtë kompeticion.
Barcelona mban vendin e pesttë në renditje me 28 pikë, ndërsa Huesca të fundit me 12.