Wolves nuk kanë mundësi për të transferuar Origin!

Divock Origi ka kohë që është bërë një temë e nxehtë pasi javëve të fundit është përfolur shumë për një largim të tij nga skuadra e Liverpoolit.

Wolves dukej skuadra më e interesuar për shërbimet e tij por mesa duket as kjo skuadër nuk do të bëjë ndonjë ofertë konkrete gjatë muajit janar.

Sulmuesi belg ka hasur në vështirësi këtë sezon për të gjetur një vend titullari pas blerjeve të reja të Liverpolit në merkaton e verës.

Jurgen Klopp e vlerëson lart kontributin e tij për skuadrën që ndër vite e ka dhënë Origi por këtë sezon me disa deklarata edhe ai vetë sa nuk e pranonte që ai duhet të largohet shkaku i sulmuesve të tepërt në skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here