Mourinho kërkon transferimin e Eder Militaos nga Real Madrid!

Eder Militao ka shumë mundësi që do të largohet nga Real Madrid pas një viti e gjysëm qëndrimi në kryeqytetin spanjoll.

Mbrojtësi nga Brazili nuk ka pasur aspak hapësira këtë sezon tek skuadra e Zinedine Zidane dhe se largimi është mundësia e vetme për të shpëtuar karrierën e tij.

Jose Mourinho e njeh shumë mirë futbollistin dhe në këtë mënyrë ka kërkuar transferimin e tij të menjëhershëm tek Tottenham Hotspur pasi ai bën pjesë në planet e portugezit për të ardhmen e ekipit.

Mediat spanjolle dhe ato angleze këtë gjë e kanë bërë tashmë si një punë të kryer duke marrë parasysh faktin që Real Madrid nuk ka ndonjë qëllim për ta mbajtur atë më shumë në skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here