Manchester United tashmë i ka vënë një çmim mesfushorit të saj i cili pritet të largohet gjatë këtij janari ose në merkaton verore.
Mesfushori francez është duke kaluar një janar tepër të nxehtë pasi interesim të madh për të ka shfaqur edhe ish skuadra e Juventusit e cila së bashku me Paris Saint Germain janë dy skuadrat favorite për të siguruar shërbimet e tij.
Djajtë e Kuq nuk e kanë ndërmend që të hezitojnë shumë për ta mbajtur atë në Old Trafford por kanë vënë një kusht, çmimin prej 75 milionë eurosh për secilën skuadër që dëshiron shërbimet e tij.