Sulmuesi adoleshent është bërë një shënjestër për dy gjigantët e Premier League.
Dy skuadrat e mëdha angleze Chelsea dhe Arsenal kanë hyrë që të dyja në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Bursaspor, Ali Akman.
Daily Mail raporton se të dy skuadrat nga Londra janë të vendosura për transferimin e sulmuesit turk 18 vjeçar i cili ka shënuar 9 gola në 16 ndeshje të zhvilluara në Turqi gjatë këtij sezoni.