Barcelona kërkon transferimin me parametra 0 të Agueros!

Sergio Aguero ka mundësinë e artë që të bashkohet me Lionel Messi tek skuadra e Barcelonës.

Barcelona ka shfaqur interesim për të transferuar me parametra 0 sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Agueron gjatë afatit kalimtar veror, raporton The Sun.

32 vjeçari ka një kontratë që skadon në fund të këtij sezoni dhe deri më tani një rinovim kontrate nuk i është ofruar nga skuadra e Pep Guardiolës.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri qysh prej largimit të Luis Suarezit dhe Aguero duket emri i duhur duke pasur parasysh edhe miqësinë që gëzon me yllin e skuadrës, Leo Messin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here