Nagelsmann hyn në listën e Chelseas!

Trajneri i skuadrës gjermane të RB Leipzig, Julian Nagelsmann ka hyrë në listën e dëshirave të skuadrës së Chelseas pasi Frank Lampard është duke kaluar një fazë të vështirë dhe shkarkimi i tij duket afër të ndodhë nëse vazhdon me këtë formë.

Bild raporton se trajneri gjerman është tashmë trajneri më i dëshiruar nga Blutë e Londrës për të marrë vendin e Frank Lampard.

Por në këtë listë gjermani nuk është i vetëm pasi në këtë listë bëjnë pjesë gjithashtu edhe trajnerë të tjerë me emër të madh si psh: Thomas Tuchel, Massimiliano Allegri, Brendan Rodgers dhe Ralph Hassenhutl.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here