Formacionet zyrtare: Arsenal – Crystal Palace

Arsenali ka rikthyer formën e mirë, ku për herë të parë këtë edicion ka marrë tri fitore radhazi.

Skuadra e trajnerit Mikel Arteta do të përballet me Crystal Palace në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League.

Topçinjtë duan që të vazhdojnë me rezultate të mira dhe synimi i tyre është të triumfojnë edhe në derbin e Londrës.

Granit Xhaka është titullar në këtë sfidë për Arsenalin, teksa Shkodran Mustafi vazhdon të mbetet jashtë fushave shkaku i lëndimeve.

Formacionet zyrtare:

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Bellerin, David Luiz, Holding, Maitland-Niles, Xhaka, Ceballos, Saka, Smith Rowe, Aubameyang, Lacazette.

Formacioni startues i Crystal Palace: Guaita, Ward, Tomkins, Kouyate, Mitchell, Townsend, Milivojevic, McArthur, Eze, Benteke, Zaha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here