Super agjenti Jorge Mendes është duke kërkuar një skuadër të re për trajnerin aktual të Wolves, Nuno Espirito Santo, të paktën këto janë raportimet e The Sun.
Raportohet se trajneri portugez, reputacioni i të cilit viteve të fundit ka shkuar vetëm duke u ngritur në Molineux po përflitet për një transferim të mundshëm tek skuadra e Arsenal pas startit të dobët të sezonit që kanë bërë.
Pasiguria e Mikel Artetas ka bërë që shumë zëra të lindin për postin e skuadrës së topçinjëve ku tashmë emri i numrit 1 të Wolves duket më i mundshmi për të zënë vendin e Artetas.