Georginio Wijnaldum ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Liverpoolin dhe në fund të sezonit do të largohet nga Anfield si lojtarë i lirë.
Holandezi është i lidhur me një transferim te Barcelona dhe Interi, ndërsa mediat britanike kanë zbuluar skuadrën e tij të re.
Sipas raportimeve të fundit, Wijnaldum ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Barcelona.
Holandezi dëshiron të punojë së bashku me Koeman dhe kjo është arsyeja që ka zgjedhur Barcelonën para Interit.