Sergio Aguero mund të zgjasë qëndrimin e tij tek Manchester City të paktën edhe për një sezon tjetër.
Skuadra angleze është akoma në garë për një emër të madh ne merkato për të zëvëndësuar sulmuesin argjentinas mirëpo tashmë këtij të fundit i është dhënë për të rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër me Citizens.
Por për të realizuar një gjë të tillë ka një kusht të vënë nga drejtuesit e skuadrës.
Aguero duhet që të lejojë një ulje të ndjeshme të pagës në mënyrë që të ketë mundësinë e rinovimit të kontratës.
Duke marrë parasysh moshën e tij ka shumë gjasa që argjentinasi do të pranojë një ofertë të tillë dhe të vazhdojë qëndrimin e tij edhe për një vit në Premier League.