Pellistri i United në bisedime për tu huazuar!

Anësori i Manchester United, Facundo Pellistri ka filluar tashmë bisedimet me përfaqësuesit e skuadrës për tu huazuar tek ndonjë skuadër ku mund të luajë rregullisht.

19 vjeçari erdhi tek Manchester United nga Penaroli gjatë verës së kaluar mirëpo ka hasur në vështirësi për të gjetur një vend titullari tek skuadra e Ole Gunnar Solskjaer.

Pellistri mund të kalojë pjesën tjetër të këtij sezoni larg nga Old Trafford dhe ka shumë gjasa që destinacioni i tij i ardhshëm të jetë ndonjë skuadër nga Spanja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here