West Ham ulë çmimin e Declan Rice!

West Ham ka bërë të ditur se ka ulur çmimin e yllit të saj Declan Rice, të paktën kështu raporton e përditshmja britanike The Guardian.

The Hammers në fillim të merkatos së kaluar verore i vunë një çmim prej 90 milionë eurosh përfaqësuesit të kombëtares angleze i cili gjithashtu po kërkohej edhe nga Chelsea.

Por tashmë situata ka pësuar një ndryshim drastik pasi transferimi i tij mund të realizohet për një shumë prej 60 milionë eurosh.

Këtë moment duket se e ka pritur me muaj të tërë skuadra e Chelseas e cila e kërkoi me ngulm gjatës verës që lamë pas mirëpo që rezultoi pa rezultat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here