Diego Costa tek West Ham?

Më herët gjatë merkatos së janarit skuadrës së West Ham i është ofruar mundësia për të siguruar shërbimet e sulmuesit Diego Costa, raporton kështu beIN Sports.

Ish sulmuesi i Chelseas më herët gjatë këtij muaji u largua vullnetarisht nga Atletico Madrid dhe transferimi i tij mund të realizohet edhe përkundër faktit që merkatoja është mbyllur.

Më herët u përfolë edhe një mundësi për transferimin e tij tek Manchester City por një mundësi të till e refuzoi kategorikisht trajneri i kësaj skuadre, Pep Guardiola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here