Tuchel kërkon transferimin e Alabas!

David Alaba në përfundim të këtij sezoni do të jetë një futbollist pa kontratë pasi me Bayern Munich ka vendosur që të mos vazhdojë bashkëpunimin.

Deri më tani skuadra më e interesuar për të ka qenë ajo e Real Madrid por ditëve të fundit duket se situata ka ndryshuar shumë pasi tashmë edhe Chelsea po kërkon transferimin e mbrojtësit holandez.

Trajneri i ri i londinezëve, Thomas Tuchel ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës transferimin e tij gjatë kësaj vere duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit në betejën me skuadrën madrilene.

Por për një gjë të tillë Chelsea është e përgatitur pasi është duke bërë gati një ofertë të majme për austriakun dhe është pikërisht çështja e parave që ai ka vendosur të largohet nga Allianz Arena.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here