Mbrojtësi gjerman gjatë kësaj vere do të rradhitet në anën e Bluve të Londrës.
Chelsea bëri të ditur që tashmë ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit gjerman të Bayern Munich, Jerome Boateng në fund të këtij sezoni, raporton kështu Todofichajes.
Blutë kanë arritur një marrëveshje me agjentin e futbollistit 32 vjeçar dhe transferimi i tij pritet të kryhet në fund të këtij sezoni kur edhe përfundon kontrata e tij aktuale me bavarezët.
Për Boateng Premier League nuk është e panjohur pasi që më herët ka qenë pjesë e skuadrës së Manchester City.