Arsenal dhe Barcelona duelojnë në merkato!

Arsenal është duke u bërë gati që të sfidojë Barcelonën në merkato për shërbimet e talentit të Sevillas, Bryan Gil, raporton kështu Mundo Deportivo.

Gil aktualisht ka një klauzolë të largimit me vlerë 35 milionë euro mirëpo kjo shifër pritet të ndryshojë pasi ai mund të nënshkruajë një kontratë të re me andaluzianët.

Në qoftë se arrin të nënshkruajë një kontratë të re që do kishte vlerë deri në vitin 2025, atëherë Arsenali pastaj do ta kishte të pamundur që të ndërmerte një lëvizje për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here