Klubi shpreson që me këtë çmim të mbajë larg të gjitha skuadrat e interesuara për të.
Tottenham nuk dëshiron që të privohet nga shërbimet e sulmuesit Harry Kane të cilit tashmë i ka caktuar një çmim prej 175 milionë funtash, raporton The Sun.
Spurs nuk kanë dëshirë aspak ta shesin yllin e tyre duke marrë parasysh faktin që skuadrat më të interesuara për të janë rivalët e Manchester City dhe Manchester United.
Kane nga ana tjetër ka deklaruar që kërkon të fitojë trofe me Spurs por një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur me londinezët.