Giroud akoma mund të largohet nga Chelsea!

Olivier Giroud akoma ka mundësinë për tu larguar nga Chelsea edhe përkundër faktit që ka nënshkruar një kontratë të re me londinezët, raporton Calciomercato.

34 vjeçari përflitej shumë që do të largohej nga Blutë këtë verë për shkak të mungesës së minutave të rregullta por skuadra vendosi që ti rinovojë kontratën atij edhe për një vit tjetër.

Mirëpo siç raportojnë njerëzit pranë francezit ai përsëri mund të largohet nga Stamford Bridge këtë verë, me Lazion dhe Milanin që duken shumë të interesuara për të siguruar kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here