United në bisedime me Sanchon!

Manchester United është duke zhvilluar bisedime me Borussia Dortmund për transferimin e Jadon Sanchos edhe pse deri më tani asnjë marrëveshje nuk është arritur, raporton Manchester Evening News.

Djajtë e Kuq kanë që vitin e kaluar që po tentojnë transferimin e tij mirëpo shifra prej 120 milionë eurosh që skuadra gjermane kërkonte e bëri të pamundur blerjen e tij.

21 vjeçari anglez ka edhe dy vite kontratë të mbetura tek skuadra gjermane mirëpo këta të fundit janë të gatshëm për shitjen e tij nëse oferta e duhur vjen në drejtim të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here