Anësori i skuadrës së Chelseas po tërheqë vëmendje të madhe nga Italia.
Chelsea është shprehur e gatshme për të shitur Hakim Ziyech këtë verë nëse oferta e duhur do të vijë në drejtim të Stamford Bridge, raporton Calcio Mercato.
Marokeni u transferua tek Blutë e Londrës nga Ajax për një shifër prej 37 milionë funtash mirëpo dështoi që të tregonte formën e tij më të mirë në Londër.
Nga ana tjetër të interesuara për të nga Italia janë dy gjigantët e Serie A-së, Milan dhe Napoli.