Fabio Paratici tashmë është drejtor sportiv i skuadrës së Tottenhamit mirëpo nuk ka haruar disa nga emrat e mëdhenj të Juventusit.
Tashmë njëri prej tyre është rikthyer në vëmendjen e tij dhe do të kërkohet transferimi i tij këtë verë nga Spurs.
Bëhet fjalë për Paulo Dybalan i cili akoma nuk e ka të qartë të ardhmen e tij me një kontratë që skadon verën e ardhshme.
Todofichajes.com raporton që ish menaxheri i Juventusit po kërkon argjentinasin në Londër për të përforcuar skuadrën e tij të re.
Oferta që duhet të bëj Tottenham për të transferuar argjentinasin është 50 milionë euro, shifër kjo mëse e përballueshme nga londinezët.