Ilaix Moriba bën gati valixhet, 18-vjeçari largohet nga Camp Nou.
Ilaix Moriba nuk do ta rinovojë kontratën me Barcelonën dhe Katalansit janë të detyruar ta shesin gjatë kësaj vere.
Moribas i skadon kontrata me Blaugranët vitin e ardhshëm dhe ka kërkuar 6 milionë euro për të rinovuar kontratë, ndërsa Laporta nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë.
Chelsea synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe mediat spanjolle raportojnë se Blutë e Londrës kanë përgatitur një ofertë prej 15 milionë euro për Moriban.
Mbetet ta shohim nëse Barcelona do ta pranojë ofertën e Chelsea.