Manchester United, Arsenal dhe Tottenham janë në garë për transferimin e Leon Bailey nga Bayer Leverkusen, raporton Daily Mail.
Gjigantët anglez synojnë të sigurojnë shërbimet e 23-vjeçarit në merkaton e janarit.
Bailey ka luajtur 14 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar pesë gola, ndërsa kontrata e tij me Leverkusenin skadon në vitin 2023.
Vlera e xhamajkanit në treg është rreth 30 milionë euro, shifër aspak problematike për gjigantët anglez.