The Reds i kanë vënë syrin një tjetër mbrojtësi.
Liverpool ka shprehur interesim të madh për transferimin e qendër-mbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer, sipas raportimeve të Corriere Granata.
Everton, Fulham dhe vetë skuadra e Klopp tentuan transferimin e Bremer edhe gjatë verës që lamë pas mirëpo pa sukses.
Mirëpo Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend të ndalet gjatë janarit pasi transferimi i një mbrojtësi të ri është rrënjësore për të ardhmen e sezonit të skuadrës së tij.