Chelsea dhe Tottenhami e kanë mbyllur me rezultatin 0-0 ndeshjen mes tyre.
Të dy ekipet kishin nevojë për fitoren për të vazhduar kryesimin, ndërsa duket se Spursave të Jose Mourinhos u shkon më shumë përshtat.
‘The Special One’ mbetet në krye të klasifikimit duke ndarë vendin e parë së bashku me Liverpoolin. Ndeshja e sotme ishte shumë e luftuar, por rastet e pastra të shënimit munguan.
Blutë e Londrës ishin më kërkues, ndërsa Tottenhami u mundua me kundërsulme. Lampard dhe Mourinho, ndryshe nga ndeshja tjetër mes tyre, u shfaqën më të qetë dhe nuk kishin grindje mes tyre.