Manchester United është e gatshme për shitjen e Sergio Romeros gjatë merkatos së janarit, raporton kështu Football Insider.
Djajtë e Kuq kanë vendosur një çmim modest prej 2 milion funtash për portierin argjentinas mirëpo do të pranojnë edhe oferta huazimi.
Romero akoma nuk ka zhvilluar një ndeshje në sezonin 2020-2021 dhe tashmë edhe ardhja e Dean Henderson nga skuadra e Sheffield United ka bërë që të rritet konkurenca.