City beson se do të mposhtë konkurencën e PSG për Messin!

Pep Guardiola mund të jetë personi që mund ti japë avantazhin Cityt për të transferuar Leo Messin para PSG-së.

Manchester City beson shumë se do të arrijë që të transferojë yllin e Barcelonës, Lionel Messi para PSG, raporton kështu the Express.

Për Messin Guardiola është trajneri më i mirë që ka punuar në karrierë dhe ëndërron prapë një bashkëpunim me të.

Kontrata e Messit përfundon në fund të këtij sezoni dhe prej vitit të ri i mundësohet që të fillojë të bisedojë me skuadrat e tjera për një transferim të mundshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here