Skuadra e Carlo Ancelottit nuk e ka ndërmend që të ndalet në merkato pavarësisht krizës ekonomike.
Everton tashmë ka shfaqur interesim për të transferuar portierin e skuadrës së Granadas, Rui Silva raporton kështu Ideal.es.
26 vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe do të jetë i lirë për të realizuar çfarëdo transferimi që dëshiron.
Silva ka zhvilluar më shumë se 80 paraqitje qysh prej ardhjes në këtë skuadër nga ekipi portugez i Nacional.
Mirëpo Everton duhet të nxitojë në arritjen e një marrëveshjeje pasi më herët për të shfaqi interesim edhe skuadra e Interit që është në kërkim të zëvëndësuesit të Samir Handanovic.