Edouard ‘alarmon’ skuadrat pas ndërrimit të agjentit!

Sulmuesi i skuadrës skoceze të Celtic, Odsonne Edouard ka ndërruar agjentin e tij në një periudhë kur ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës dhe një transferim tashmë është shumë i mundur që të ndodhë, raporton Glasgow Live.

22 vjeçari tashmë është i përfaqësuar nga Stellar Group, e njëjta agjenci që ndihmoi Gareth Bale që të huazohet tek Tottenham nga Real Madrid verën e kaluar.

Edouard i cili ka një kontratë deri më 2022 ka qenë i përfolur për një largim të mundshëm nga gjigantët skocezë pasi për të interesim të madh kanë shfaqur skuadra të mëdha europiane si Juventus, AC Milan dhe londinezët e Arsenal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here